Stop Dhunimit te Kufirit Detar Shqiptar sign now


Marreveshja shqiptaro-greke per percaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel sovranitetin kombetar duke i dhuruar hapesira detare vendit fqinj. Ka qene kjo teza e mbrojtur nga ish-drejtori i Institutit Gjeografik te Shqiperise, kolonelit ne rezerve Myslim Pasha, ne emisionin Studio 24 te televizionit NEWS24.

Ne nje program per me shume se dy ore hartuesi i studimit prej 117 faqesh, historiani dhe politikani, Pellumb Xhufi si dhe 2 gazetareve te Gazeta Shqiptare Artan Hoxha, drejtuesi i emisionit Xhungel dhe Tedi Blushi, botues i shkrimeve ne GSH kane disktuar lidhur me te fshehtat qe fshihen pas kesaj marreveshjeje.

Debati u orientua kryesisht mbi studimin prej 117 faqesh te ish-drejtorit te Institutit Gjeografik te Shqiperise, kolonelit Myslim Pasha

Kolonel Pasha duke sqaruar ne harte tregoi se eshte nderprere ne menyre teresore, e drejta e Shqiperise per nje pjese sovrane ne ngushtesen e Otrantos, ne cenimin detit shteteror dhe hapesires se afert vijimore (contigous zone) si dhe hapesires se vecante ekonomike. Sipas kolonelit eshte cenuar drejtperdrejte Sovraniteti Kombetar dhe mosmbrojtja e se Drejtes Detare te dhene nga KONVENTA (UNCLOS). Ngushtesa u perket vetem dy shteteve perballe, Italise dhe Shqiperise. Republika e Greqise perfiton ne kete rast ne te tri drejtimet si ne ate verior ( ne mes te Ngushteses), ne perendim ku ka hapesire detare me Italine, ne Jug ku eshte universi i saj natyror ujor - thuhet ne raport

Nje tjeter skandal i shenuar ne kete marreveshje eshte dhe ajo cfare ka ndodhur me hapesiren detare ne Gjirin e Sarandes, i cili edhe pse eshte det shteteror i Shqiperise eshte trajtuar si nje vije bregore e zakonshme.
Ne bisedime, duket se as qe nuk eshte argumentuar dhe nuk eshte trajtuar vecoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TE SARANDES thote ne raportin e tij Kolonel Pasha.

Politikani dhe historiani Pellumb Xhufi ka shprehur indinjaten politike, sa i takon informimit te paket qe shume ligjvenes kane per percaktimin e kufijeve te vendit.

Studimi prej 117 faqesh i kolonelit Myslim Pasha ne argumentet e tij teknike, gjeo-hartografike, synon ti hap te pare krijimin e nje opinioni mbarekombetar, per te mos e ratifikuar kete Marreveshje. Ish-drejtori i Institutit Gjeografik te Shqiperise thote se studimin do tia vere ne dispozicion dhe medias italiane.

Marreveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndersa pritet te kaloje per miratim ne kuvend me 19 tetor. Ai qe do te mbroje kete marreveshje para deputeteve eshte ministri i ri i Jashtem Ilir Meta.

Le te firmosim kete peticion per parlamentin shqiptar dhe ti bejme te ditur politikanet tane qe nuk mund te luajne me kufijte e shqiperise dhe te thyejne kushtetuten shqiptare.

Sign The Petition

Sign with Facebook
OR

If you already have an account please sign in, otherwise register an account for free then sign the petition filling the fields below.
Email and the password will be your account data, you will be able to sign other petitions after logging in.

Privacy in the search engines? You can use a nickname:

Attention, the email address you supply must be valid in order to validate the signature, otherwise it will be deleted.

I confirm registration and I agree to Usage and Limitations of Services

I confirm that I have read the Privacy Policy

I agree to the Personal Data Processing

Shoutbox

Who signed this petition saw these petitions too:

Sign The Petition

Sign with Facebook
OR

If you already have an account please sign in

Comment

I confirm registration and I agree to Usage and Limitations of Services

I confirm that I have read the Privacy Policy

I agree to the Personal Data Processing

Goal
0 / 50

Latest Signatures

No one has signed this petition yet

Information

Rosemarie RobinsonBy:
Nature and EnvironmentIn:
Petition target:
Parlamenti Shqiptar

Tags

No tags

Share

Invite friends from your address book

Embed Codes

direct link

link for html

link for forum without title

link for forum with title

Widgets