Stop Dhunimit te Kufirit Detar Shqiptar sign now
Marreveshja shqiptaro-greke per percaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel sovranitetin kombetar duke i dhuruar hapesira detare vendit fqinj. Ka qene kjo teza e mbrojtur nga ish-drejtori i Institutit Gjeografik te Shqiperise, kolonelit ne rezerve Myslim Pasha, ne emisionin Studio 24 te televizionit NEWS24 .
Ne nje program per me shume se dy ore hartuesi i studimit prej 117 faqesh, historiani dhe politikani, Pellumb Xhufi si dhe 2 gazetareve te Gazeta Shqiptare Artan Hoxha, drejtuesi i emisionit Xhungel dhe Tedi Blushi, botues i shkrimeve ne GSH kane disktuar lidhur me te fshehtat qe fshihen pas kesaj marreveshjeje.
Debati u orientua kryesisht mbi studimin prej 117 faqesh te ish-drejtorit te Institutit Gjeografik te Shqiperise, kolonelit Myslim Pasha
Kolonel Pasha duke sqaruar ne harte tregoi se eshte nderprere ne menyre teresore, e drejta e Shqiperise per nje pjese sovrane ne ngushtesen e Otrantos, ne cenimin detit shteteror dhe hapesires se afert vijimore (contigous zone) si dhe hapesires se veзante ekonomike. Sipas kolonelit eshte cenuar drejtperdrejte Sovraniteti Kombetar dhe mosmbrojtja e se Drejtes Detare te dhene nga KONVENTA (UNCLOS). Ngushtesa u perket vetem dy shteteve perballe, Italise dhe Shqiperise. Republika e Greqise perfiton ne kete rast ne te tri drejtimet si ne ate verior ( ne mes te Ngushteses), ne perendim ku ka hapesire detare me Italine, ne Jug ku eshte universi i saj natyror ujor. - thuhet ne raport
Nje tjeter skandal i shenuar ne kete marreveshje eshte dhe ajo cfare ka ndodhur me hapesiren detare ne Gjirin e Sarandes, i cili edhe pse eshte det shteteror i Shqiperise eshte trajtuar si nje vije bregore e zakonshme..
Ne bisedime, duket se as qe nuk eshte argumentuar dhe nuk eshte trajtuar veзoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TE SARANDES thote ne raportin e tij Kolonel Pasha.
Politikani dhe historiani Pellumb Xhufi ka shprehur indinjaten politike, sa i takon informimit te paket qe shume ligjvenes kane per percaktimin e kufijeve te vendit.
Studimi prej 117 faqesh i kolonelit Myslim Pasha ne argumentet e tij teknike, gjeo-hartografike, synon ti hap te pare krijimin e nje opinioni mbarekombetar, per te mos e ratifikuar kete Marreveshje. Ish-drejtori i Institutit Gjeografik te Shqiperise thote se studimin do tia vere ne dispozicion dhe medias italiane.
Marreveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndersa pritet te kaloje per miratim ne kuvend me 19 tetor. Ai qe do te mbroje kete marreveshje para deputeteve eshte ministri i ri i Jashtem Ilir Meta.
Le te firmosim kete peticion per parlamentin shqiptar dhe ti bejme te ditur politikanet tane qe nuk mund te luajne me kufijte e shqiperise dhe te thyejne kushtetuten shqiptare.
Sign The Petition
Shoutbox
Who signed this petition saw these petitions too:
Donate
Help keep Online Petition free!
Please consider making a small donation today. This will allow us to keep Stop Dhunimit te Kufirit Detar Shqiptar alive and available to a wide audience.
One-time donation
Every cent you give goes toward maintaining the website and the petitions. Even a small contributions helps!
Support the Cause
Latest Signatures
No one has signed this petition yet
Information
Ada MataBy:
Entertainment and MediaIn:
Petition target:
Parlamenti Shqiptar
Tags
No tags